Te Kotbusi, goli është një bast: Skela apo Rangelov?

Kush do të shënojë i pari? Ky është basti që është vënë në shtëpinë e Energi Kotbusit të Ervin Skelës, pas dy ndeshjeve të para kundër Hofenheimit (0-3) dhe Hanoverit (0-0). Të shtunën Energi Kotbus do të luajë kundër Borusias së Dortmundit, dhe në pesë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, "lauzicerit" kanë dalë të humbur nga fusha.
"Por, kush do të shënojë golin e parë të Energisë?", - shkruan prestigjiozja gjermane "Kicker". Bullgari Dimitar Rangelov bëri një paraqitje të mirë gjatë fazës përgatitore, madje shënoi dy gola në fitoren 3-0 në Kupën e Gjermanisë ndaj Tenis Borusia Berlin.
Lista e "Kicker"-it vazhdon: "Ervin Skela ishte në ndeshjet e pragsezonit golashënusi me i mirë me shtatë gola i Energisë. Para së gjithash në gjuajtjet standarde është shqiptari i rrezikshëm. Por, në dy ndeshjet e para tregoi shumë pak".
Danezi Denis Sorensen shënoi golin e fundit të Energisë në Bundesligë, më 10 maj në fitoren 2-0 kundër Hamburgut, por ishte Ervin Skela ai, i cili me shtatë gola e gjashtë asistë i siguroi mbijetësën ekipit nga ish-Gjermania Lindore, tifoz i të cilit është vetë kancelarja e hekurt Angela Merkel.