Ranieri: Chievo, test i vështirë

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri e sheh ndeshjen ndaj Chievos si test shumë të vështirë ku ekipi i tij do të përballet me ekipin e Veronës të dielën pasdite.
“Chievo ka bërë mirë që nga momenti kur u kthye në Serie A. Mentaliteti i tyre është presion, luftë dhe vrapim”.
“Ata po ashtu i hapën telashe edhe Juventusit javën e kaluar, kështu që pres një ndeshje të ngushtë deri në fund”, u shpreh Ranieri.