E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Moto GP, humb jetën Simoncelli

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën e Moto GP. Piloti italian i Hondës Marco Simoncelli ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal në xhiron e dytë të garës për Çmimin e Madh të Malajzisë.

Simoncelli është rrëzuar në pistë dhe në këtë kohë Colin Edwards nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë.

Që në momentin e parë dukej se situata ishte kritike pasi 24-vjecari rrinte i shtrirë në asfalt pa lëvizur dhe me kaskën që i ishte hequr nga përplasja e fortë.

Piloti 24-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike në spital, ndërsa pas aksidentit kishte pësuar një atak kardiak.

Mësohet se gara e Moto GP për çmimin e madh të Malajzisë është anulluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›