E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Te Roma, kurorëzimi i një ëndrre

Pas dorëheqjes së Luçiano Spaletit, Klaudio Ranieri flet për herë të parë si trajner i Romës. Ish-tekniku u Juventusit firmosi një kontratë dyvjeçare. "Për mua është një kënaqësi e madhe, por mbi të gjitha është kurorëzimi i një ëndrre dhe vazhdim i bukur i karrierës time profesoinale, e nisur shumë vite më parë." Klaudio Ranieri, trajneri i ri i Romës, rrëfen në telefon për agjencinë "Ansa" emocionet e tij të para pas marrjes së pankinës verdhekuqe. "Jam i nderuar dhe njëkohësisht i bindur - shton Ranieri - që do të jap më të mirën për Romën."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›