E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier arrestohet njeri prej vjedhesve ne Ngracie

Një 24 vjeçar është arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të tentativës për vjedhje në fshatin Ngraçie ku mbeti i vrarë një person. 

Roland Zeqiraj u arrestua në orët e para të mëngjesit me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentative.  Bashkëpunëtorët e tij me inicialet O. Ç 22 vjeç, E. D 21 vjeç dhe J. XH 22 vjeç janë shpallur në kërkim nga policia.  

4 të rinjtë dhe viktima Ildion Alushaj janë banorë të qytetit të Patosit . Ata shkuan një ditë më parë për të vjedhur në banesën e 47 vjecarit Ylli Kapllanaj  ndërsa ky i fundit qëlloi për vdekje 21 vjeçarin Alushaj. Policia arrestoi  47 vjeçarin për vrasje në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes dhe armëmbajtje pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›