Rapid-Vllaznia 5-0; kuqeblutë humbin edhe nderin në Vjenë
Me një humbje të thellë 5-0, kuqeblutë kanë treguar diferencën e madhe me austriakët, gjë që e kishte paralajmëruar edhe trajneri Peter Pacult, që e kishte përcjellë Vllazninë nga stadiumi i Shkodrës, në ndeshjen e kthimit me Sligo Roversin.
Ndeshja pritej të ishte shumë e vështirë për shkodranët, të cilët kishin udhëtuar drejt Vjenës për t’u mbrojtur e pësuar sa më pak gola. Por ka rezultuar e kundërta. Mbrojtja e përforcuar kuqeblu nuk u ka bërë dot ballë sulmeve të vendasve, veçanërisht në pjesën e dytë.
45-minutat e para të lojës kanë përfunduar me fitoren 1-0 të Rapidit, ndërkohë që pjesa e dytë do të ishte një furtunë për tanët. Plot 4 gola të shënuar nga austriakët, e kanë dërrmuar fare Vllazninë, që në këtë ndeshje ka luajtur pa Grimën dhe Sinanin, të dënuar nga UEFA.
Me një sulmues të ri, Balaj, pa asnjë eksperiencë në të tilla ndeshje, nuk ka patur thuajse fare forcë sulmuese. Në këto kushte, ndeshja ka qenë një duel i gjatë mes sulmit vendas dhe mbrojtjes kuqeblu.
Kjo e fundit, së bashku me portierin Bishani, ka qenë e detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta e portës kuqeblu plot 5 herë, aq sa për të thënë se Vllaznia i ka larë duart me Ligën e Europës për këtë edicion. Pritet vetëm ndeshja e kthimit me Rapidin në Shkodër, e cila, sikurse shkuan punët në Vjenë, do të jetë një formalitet.
K Rapid - Vllaznia 5-0 (1-0)
Stadiumi ”Gerhard-Hanappi”
Liga e Europës
Shënues: Hofmann (11-m) 33’, Jelavic 68’, 73’, Trimmel 83’, Hoffer 85’
Rapid: Payer - Dober, Eder, Patocka, Katzer - Hofmann, Heikkinen, Pehlivan (Drazan 29’), Kavlak (Trimmel 74’) - Hoffer, Maierhofer (Jelavic 51’).
Trajner: P.Pacult
Vllaznia: Bishani - Osja, Beqiri, Mrvaljevic, Hallaci - Smajlaj, Kasapi (Vajushi 77’), Nallbani, Belisha, Nika - Balaj (Basic 86’). Trajner: H.Lika
Gjyqtar: Wladislaw Besborodow (Rusi).
start/ssh