Ish-futbollisti masakron 5 vetë, një i vdekur
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës, ku ish-futbollisti i Flamurtarit Agim Bubeqi ka qëlluar me thikë pesë persona, të cilët gjendeshin në një kafene. Ngjarja ndodhi mesnatën e shkuar, ku sipas policisë 46 vjecari ka sulmuar me thikë një grup të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën “Isa Boletini”. Mësohet se njëri nga të rinjtë, 24 vjeç ka humbur jetën. 4 pjesëtarët e tjetë të grupit janë shtruar në spitalin e qytetit të Vlorës, me plagë në trup.
Mjekët thonë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa 3 të tjerët janë në gjendje më të mirë, çka nuk rrezikohet jeta e tyre.Policia ka arrestuar ish-futbollistin e Flamurtarit, Agim Bubeqi. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.