E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti takon Laportan; shkëmbim Ibra-Eto’o?

Pas dështimit të bisedimeve me Valencian për David Villan, Laporta ka rikthyer interesimin për Ibran, i cili gjithmonë ka thënë se kërkon sfida të reja.

Dy kampionët respektivë kanë krijuar raporte të mira, ndërsa dje u njoftua nënshkrimi me mbrojtësin e Interit, Maxwell.

Sikundërse mësohet në tavolinë po negociohet edhe emri i Alexander Hleb që mund të vishet zikaltër.

Ndërkohë, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka konfirmuar takimin me homologun e tij spanjoll, duke thënë: “Jam takuar me Laportan dhe kemi folur për Eto’o dhe Ibrahimovic”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›