E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari fiton 1-0 me Motherwell

Rikthehet Flamurtari i Madh ai Flamurtar i viteve 80-të ku arrinte të ndalte Barcelonën.Në Vlorë kuqezinjtë e drejtuar nga Eqerem Memushi kanë arritur të mposhtin skocezët e Motherëell me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Ermir Strati në minutën e 66-të të takimit.Talenti Vlonjat ka shënuar një gol Alla Ruci ku pasi ka ulur topin bukur me gjoks ka lëshuar nëj të djathtë të fortë aty ku portiere britanik nuk mund të arrinte. Djemtë e Memushit kanë qënë heronj dhe kanë zhvilluar nje ndeshje të madhe sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të gjyqtari austriak Fritz Stushlik ka akorduar një penallti për miqtë. Por portieri i Kombëtares Shpresa Shpëtim Mocka ka bërë mrekullinë duke e pritur gjuajtjen e kundërshtarit. Më pas ka ardhur edhe goli i shmëpritur nga mijëra tifozë vlonjatë që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Ermir Strati merr një kros nga e djathta e ul me gjoks dhe shënon duke të kujtuar golit e Vasil Rucit të shënuar ndaj Barcelonës.Më pas minutët e mbetura kanë folur vetëm për vlonjatët të cilët kanë pasur të paktën dy raste të pastra për të shënuar por që nuk ia kanë dalë mbanë. Të gjithë kuqezinjtë kanë dhënë gjithçka në fushë por dy më të mirët kanë qënë padyshim portieri Mocka dhe 18-vjecari Roshi. Ky rezultat natyrish që ëshët tejet i favorshëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Skoci. Flamurtari kishte 13 vite që nuk merrte pjesë në Kupat e Europës dhe kjo fitore tregon se nuk kishte rikthim më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›