E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu i dërgon telegram urimi Berishës

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit.
"Dua t'ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Kosovës me rastin e rizgjedhjes suaj Kryeministër i Shqipërisë" thuhet në telegramin e urimit. Më tej në telegram thuhet se Shqipëria tashmë ka kapërcyer procese të rëndësishme e historike dhe kontributi i Berishës për këto arritje ka qenë tepër i veçantë.
Duke qenë se sfidat dhe synimet tona janë të përbashkëta - vijon më tutje në telegram - ne jemi të përkushtuar që të punojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve tona dhe të të gjithë rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›