E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokolli, autoritet kosovare konfirmojnë refuzimin

Autoritetet e Kosovës vazhdojnë të mbajnë një qëndrim pandryshuar në lidhje me protokollin EULEX-Serbi, por theksojnë se janë të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe ndërkombëtarët.
Presidenti Sejdiu tha sot se Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit dhe përsëriti qëndrimin refuzues të institucioneve ndaj këtij problemi. "Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ndërkombëtarët", u shpreh Sejdiu.
Po kështu edhe Kryeministri Thaçi ka përforcuar qëndrimin e Prishtinës zyrtare kundër nënshkrimit të protokollit policor me Serbinë.
"Dëshiroj të theksoj se Prishtina nuk është pjesë e këtij pretendimi. Por institucionet e Kosovës do të vazhdojnë koordinimin me të gjithë faktorët për luftën kundër krimit dhe korrupsionit", ka deklaruar Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›