Tragjedia e Ohrit, opozita bën përgjegjëse qeverinë
Opozita maqedonase ka bërë përgjegjëse qeverinë lidhur me tragjedinë në liqenin e Ohrit, ku humbën jetën 15 turistë bullgarë.
Partitë opozitare kërkuan nga qeveria mbajtjen e përgjegjësisë dhe shkarkimin e ministrit të Transporteve Mile Janakievski, të cilin kryeministri Gruevski kërkon ta mbajë ende në kabinetin e tij. Gjithashtu, opozita ka kërkuar edhe largimin e Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Ndërkohë që qeveria ka deklaruar se tragjedia nuk duhet të përdoret për sulme politike.
Megjithatë shkaqet për fundosjen e anijes ende nuk janë përcaktuar, por mendohet që anija të jetë fundosur si pasojë e një defekti teknik dhe tejmbushjes me pasagjerë.