E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportet SHBA–Turqi në rrezik, kryeministri Erdogan tërheq ambasadorin

Turqia, anëtare e NATO-s, e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara për konsultime, pas votimit në Komitetin e Kongresit amerikan, që vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane i vlerëson si gjenocid.
Në një kumtesë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha poashtu se ishte seriozisht i shqetësuar se rezoluta jo obliguese mund t’i dëmtoj lidhjet turko – amerikane dhe përpjekejt që Turqia myslimane dhe Armenia e Krishterë t’i lënë pas armiqësit shekullore.
Votimin në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Armenia e ka përshkruar si nxitje për të drejtat e njeriut.
Rezoluta ende duhet të kaloj në Dhomën Përfaqësuese për miratim. Miratimi i saj nuk duket i sigurt.
Turqia e pranon se shumë armenë të krishterë janë vrarë nga Turqit Otomanë, por nuk pranon se janë vrarë afro 1,5 milion dhe e kundërshton se ky ishte gjenocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›