E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu shkon ne Gjermani, kerkon ndihme financiare per Greqine

Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, udhëton sot për në Gjermani për të kërkuar mbështetje për përpjekjet e vendit të tij për tu ballafaquar me krizën e rëndë financiare.
Qeveria e Greqisë ka shpallur ulje të mëdha të shpenzimeve dhe reduktim të deficitit të madh buxhetor, por ka thënë se pret “solidaritet” nga vendet e tjera anëtare të eurozonës.
Gjermania është vendi me ekonominë më të madhe në eurozonë, por kancelarja Angela Merkel, ka thënë se ajo nuk do të ofroj kurrfarë ndihme direkte financiare.
Sor në Athinë, pritet që Parlamenti të votoj për masat e kursimit, ndërsa sindikatat e punëtorëve kanë paralajmëruar edhe më tepër protesta kundër këtyre masave të propozuara nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›