E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti 550 faqesh i FMN-së për pastrimin e parave në Shqipëri

Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerëson Shqipërinë si një vend me mundësi të larta për pastrimin e parave, për shkak të shkallës së lartë të informalitetit në ekonomi. Ekspertët e FMN kanë bërë një vlerësim në drejtim të pastrimit të parave ne vendin tonë duke e parë fenomenin në 10 vitet e fundit. Një skuadër ekspertësh të Fondit ka bashkëpunuar me autoritetet vendase duke analizuar të gjithë faktorët ligjorë dhe jo ligjorë që favorizojnë pastrimin e parave. Në përfundim të një raporti më shumë se 550 faqesh, që ka të bëjë me pastrimin e parave në Shqipëri dhe financimin e terrorizimit, janë dhënë më shumë se 40 rekomandime dhe konstatime. Asistenca e FMN në drejtim të pastrimit të parave dhe lidhjeve të tyre me krimin dhe terrorizimin vjen pas konventave të nënshkruara me autoritetet ndërkombëtare për luftën kundër terrorizimit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›