Ushtarakët, Ahmetaj: Ja si po ecën procesi i ndarjes së përfitimit
Procesi për caktimin dhe ndarjen e përfitimit për pensionet e ushtarakëve duket se po ecën me ritme të ndryshme për kategoritë përfituese.Drejtori i Drejtorisë së Përfitimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Agron Ahmetaj, në një intervistë për gazetën sqaron se deri tani është caktuar rreth 40 për qind e pensioneve për kategorinë e atyre që kanë dalë në pension para mesit të vitit 1991. Por, ndryshe paraqitet ecuria e procesit për kategorinë e atyre që kanë kërkuar rillogaritje të pensionit, ku ecuria është më e ngadaltë sesa ishte parashikuar. Ahmetaj nuk përkufizohet vetëm tek ushtarakët. Ai detajon gjithashtu edhe dokumentacionin që çdo qytetar që ka mbushur moshën për të përfituar një pension duhet të paraqesë pranë strukturave të ISSH-së dhe, nga ana tjetër, sqaron mënyrat e ankimimit për ata që nuk janë të kënaquur me masën e pensionit që u është caktuar.
Disa kohë më parë ISSH zgjati periudhën e kërkesës paraprake deri në një vit për aplikuesit për pension. Sa e ka ndryshuar kjo procedurë afatin e lidhjes?
Këshilli andministrativ i Insitutit të Sigurimeve Shoqërore më datën 21.10.2008 miratoi rregulloren nr 1 datë 21.10.2008 Për Caktimin andministrimin dhe pagesën e Pensioneve. Në këtë rregullore u cakrtua, kërkesa paraperake për pensionin e pleqërisë të jetë 1 vit. Pra përfitusi e bën kerkesën për pension një vit para duke doezuar dokumentat e mëposhtëme.:
Dokumentat që kërkohen u vendos që kërkesat paraprake për pensionin e pleqërisë
I.A.a Kërkesa paraprake për pension pleqërie
1. Për të përfituar të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë, që parashikohen në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërise, personi i interesuar, fillimisht, 1 vit para se ti lindë e drejta për pension, duhet të paraqesë kërkesë paraprake me shkrim pranë Agjensisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH), tek inspektori pritës (formulari tip i kërkesës paraprake për pension pleqërie është bashkëlidhur dhe pjesë e kësaj rregulloreje).
2. Kur personi që do të fillojë procedurën e kërkesës paraprake, paraqitet për herë të parë tek inspektori pritës i ALSSH-së, ky i fundit, krahas sqarimeve ligjore, është i detyruar ta pajisë të interesuarin me formularin e dokumenteve që duhet të paraqesë për efekt pensioni (bashkëlidhur formulari tip).
3. Kërkesa paraprake plotësohet në ALSSH nga vetë personi ose i autorizuari prej tij me prokurë të posaçme, në prani të inspektorit pritës. Kjo kërkesë plotësohet në dy kopje, nga të cilat, kopja e parë shoqëron dosjen e përpiluar sipas pikës 5.5 të këtij kapitulli dhe kopja e dytë i jepet personit.
4. Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake per pension janë:
- Fotokopje e librezës së punës, në mungesë të saj, deklaratë personale për vitet e punës (formulari tip bashkëlidhur);
- Çertifikatë lindjeje me fotografi;
- Çertifikatë martese për kërkueset femra.
- Fotokopje e librezës së punës
- Fotokopje e librezës kontributive
- Foto kopje e çdo dokumenti që vërteton pjesëmarrjen në punë.
- Deklaratë idividuale të personit ,sipas mendimit të tij për të gjithë karrieren e punes.
Mbi bazën e këtyre dokumentave Drejtoritë Rajonale kryejn verifikimet e mundshme .
Sa është afati i rishikimit të një pensioni lidhur me pretendimet që mund të ketë një qytetar për shumën e përfituar?
Afati i rishikimit të pensionit ka disa momente të cilat është me interes që ti sqarojmë për qytetarët:
1. Kur një përfitues nuk është dakort për masën e pensionit që i është caktuar, paraqitet pranë Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore dhe bën kërkesë, duke ngritur pretendimet e tij dhe duke kërkuar rishikim. Dega e perfitimeve e shqyrton këtë kërkesë dhe brenda një muaji i kthen përgjigje në lidhje me rishqyrtimin e pensionit, duke dhënë arsyet për shumën që është lidhur, ose në rast të pretendimeve të drejta qytetarit, rishqyrton dosjen.
2. Në qoftë se përfitusi nuk është dakort me përgjigjen e dhënë nga dega e përfitimeve, ai në mbështetje të nenit 86 të l;igjit 7703 date 11.05.1993. Për Sigurimet Shoqërore në republikën e Shqipërisë të ndryshuar ,ka të drejtë të bëjë kërkesë në Komisionin e Ankimimit parnë drejtorisë rajonale ku përfiton pensionin. Ky komision mbrënda 30 ditëve i kthen përgjigje përfitusit në se ka të drejtë apo jo.
a) Në qoftëse pas ryshqyrtimit komisioni i ankimimit gjykon se përfitusi ka të drejtë, dosja i dërgohet degës së përfitimeve për të bërë ryshqyrtimet dhe njëkohësisht njoftohet përfitusi.
b) Në qoftë se pas ryshqytrtimit Komision i ankimimit gjykon se përfitusi nuk ka të drejtë i kthen përgjigje përfitusit, për të vazhduar shkallët e tjera të ankimimit në mbështetje të nenit 86 te ligjit 7703 datë 11.05.1993 7703 Për Sigurimet Shoqërore në republikën e Shqipërisë të ndryshuar .
3. Përfituesi me marrrjen e përgjigjes negative nga Komisioni i ankimimit pranë drejtorisë Rajonale, menjëherë, brenda 30 ditëvë ka të drejtë që të bëjë ankimin, pranë Drejtorisë Rajonale ku banon ose Agjensisë ku banon për Komisionin e Ankimimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Komisioni i Ankimimit pranë Insitutit të Sigiurimeve Shoqërore brënda 30 ditëve nga ardhja e dosjes nga Drejtoria Rajonale shqyrton kërkësën dhe i kthen përgjigje përfitusit.
a.Në qoftëse pas riyshqyrtimit komisioni i ankimimit gjykon se përfitusi ka të drejtë, dosja i dërgohet deges së përfitimeve për të bërë ryshqyrtimit dhe njëkohësisht njoftohet përfitusi.
b. Në qoftë se pas ryshqyrtimit Komision i ankimimit gjykon se përfitusi nuk ka të drejtë i kthen përgjigje përfitusit, për të vazhduar shkallët e tjera të ankimimit në mbështetje të nenit 86 te ligjit 7703 datë 11.05.1993 7703 Për Sigurimet Shoqërore në republikën e Shqipërisë të ndryshuar.Dhe ky ankimin bëhet në gjykatë.
Si llogaritet sot lidhja e përfitimit të pensionit, përmes disa viteve të përzgjedhura, apo përmes gjithë peirudhës kontributive?
Sot lidhja e përfitimit të pensionit bëhët në mbëshhtetje të nenit 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 Për Sigurimet Shoqërore në Repubilikën e Shqipërisë të ndryshuar.
Masat e pensionit
1.Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
2.Shuma bazë e pensionit që u jepet gjithë personave të siguruar, duhet të sigurojë të paktën një standart jetese minimal, i indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të percaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
3.Shtesa që u jepet personave të punësuar, do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Këshilli i Ministrave indekson çdo vit bazën e vlerësimit individual në lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare të paguara në këtë vit.
4.Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shumë se dyfishi i shumës bazë, ose 75 për qind e pagës neto mesatare të 3 vjeteve rrjesht të 10 viteve të fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël.
Paga neto mesatare e 3 viteve të njëpasnjëshme të 10 viteve të fundit të punës së personit të siguruar, indeksohet çdo vit sipas rregullave të indeksimit të bazës së vleresuar.
Pra në konceptimin e këtij neni për efekt të llogaritjes së përfitimit merren p[ër bazë edhe pagat në 10 vjetëshin e fundit dhe e baza e vleresuar për të gjithë karrieren e punës.
Si llogaritet peridha kontributive për pension për një qytetar që ka periudhë të asistencës sociale?
Për një person që është në asistencë sociale kjo periudhë i njihet periudhë sigurimi ose vjetersi në pune, kurse për efekt page për pen