E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen kamatvonesat. ERE Kontrate e re per energjine

Brenda muajit shtator konsumatorët e energjisë do të njihen me faturën deh kontratën e re që do të kenë me oparatorin e shpërndarjes. Enti Rregullator i Energjisë ka përfunduar draftin dhe drejtues të këtij institucioni japin detajet për Albanian Screen.

”Ne do të zhvillojmë edhe séanca publike. Përgatitjet tona janë që të zhvillohen në tre rrethe. Në datë 5 shtator është séance përfundimtare që do të zhvillohet në Tiranë ku do të jenë të ftuar të gjithë institucionet dhe të gjithë shoqatat të cilat kanë shprehur dhe do të shprehin opinionet e tyre. Brenda muajit shtator do të ketë një vendimmarrje nga bordi I komisionerëve për miratimin e kontratës mes kompanisë së shpërndarjes, CEZ Shpërndarja, dhe qytetarëve konsumatorë të energjisë elektrike”- tha drejtori Juridik i ERE, Eduard Elezi.

Tjetër përmirësim do të jetë ulja e kamatës për vonesat në pagesën e faturës mujore.

“Kontrata e cila është në fuqi e ka për çdo ditë mospagesë që kalon datën e përcaktuar ka 0.5% në dit të vlerës së faturës dhe jo më shumë se sa vlera totale e asaj fature e cila është debitore. Me draftin e ri është planifikuar të jetë 0.1% në ditë të vlerës së faturës dhe gjithashtu po shihet mundësia që të mos jetë në masën 100% të vlerës së faturës debitore”- tha Elezi.

Prej muajsh konsuamtorët ankohen për futje në faturë të ditëve jashtë periudhës një mujore. Kontrata e re pritet ta rregullojë faturimin e padrejtë.

“Faturimi do të jetë 30- ditor dhe do të lexohet përkatëisht në datat 28, 29, 30 dhe sipas rastit 31 të muajit aktual”- tha Elezi.

Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 900 mijë konsumatorë të energjisë elektrike. Në vitin 2010 rreth 55 për qind e energjisë elektrike që u hodh në rrjet u përdor nga familjarët. Rrethi që konsumon më shumë është Tirana.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›