SHBA: E pamundur të kontrollohet kufiri Afgano-Pakistanez
Një komandant amerikan tha se nuk ka mënyrë praktike për të bllokuar kufirin Afgano-Pakistanez, dhe kështu të pengohet kalimi i luftëtarëve talibanë.
Koloneli i armatës, Viet Luong, që mbikëqyr forcat amerikane në lindje të Afganistanit, tha se "sigurimi i kufijve në kuptimin tradicional, kërkon burime tepër të mëdha”.
Ai tha se po ashtu kërkohet një bashkëpunim tepër më i madh në mes të fiseve brenda Pakistanit, që shpesh i ofrojnë luftëtarëve talibanë një kalim të sigurt.
Megjithatë, Luong tha se trupat e tij po përpiqen të kontrollojnë kufirin.