E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA A po funksionon strategjia per Afganistanin

Ne raportin e tij mbi strategjine ne Afganistan dhe Pakistan qe njoftoi kohet e fundit Presidenti Barak Obama tha se strategjia qe ai shpalli para nje viti po funksionon. Megjithate presidenti pranoi se perparimi sic u shpreh ai eshte delikat dhe i kthyeshem. Dhe ndersa zyrtaret thone se operacionet po vazhdojne sipas planit per sa i perket afateve te terheqjes ne vitin 2011 dhe 2014 ekspertet thone se eshte heret te behen pohime nese strategjia me te vertet po funksionon.

Ne rishikimin e strategjise se presidentit nuk pati te papritura. Ai tha se nje vit pas njoftimit te saj dhe me pak se 6 muaj pas dislokimit te trupave shtese strategjia po fillon te funksionoje.

Jemi ne rrugen drejt permbushjes se objektivave. Po bejme perparim te konsiderueshem drejt objektivave tona ushtarake tha zoti Obama.

Por presidenti pranoi gjithashtu se perparimi ka qene i veshtire dhe delikat madje theksoi se nevojitet me shume pune per zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e vendit. Zoti Obama tha se Pakistani duhet te beje me shume per eliminimin e bazave te sigurta per rebelet ne anen e tij te kufirit.

Ndersa presidenti bente kete vleresim forcat amerikane ishin afer fundit te vitit me vdekjeprures ne Afganistan ku gati 500 ushtare u vrane dhe 5 mije te tjere u plagosen.

Presidenti kishte premtuar ta bente rishikimin e strategjise ne kete kohe pjeserisht per te mbajtur nje qendrim ndryshe nga paraardhesi i tij Presidenti George W. Bush i cili u akuzua se nuk ndryshoi kurs ne strategjine e luftes ne Irak shume kohe pasi u be e qarte per ekspertet se ajo nuk po funksiononte. Por tani disa prej ketyre eksperteve thone se rishikimi i strategjise se presidentit Obama u be teper heret.

Michael OHanlon ndjek ceshtjet e mbrojtjes ne Institutin Brookings.

shte teper heret te priten rezultate te ndjeshme. Pra ky eshte nje rishikim i perkohshem. Mund te kete disa ndryshime modeste te politikes por asgje themelore rreth strategjise nuk ka te ngjare te ndryshoje.

Ekspertet thone se perparimi eshte i veshtire te behet dhe gati po aq i veshtire te matet ne Afganistanin me terren te ashper korrupsionin ne mase strukturen komplekse fisnore dhe ndikimin e madh te talebaneve. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates thote se tani per tani cdo perparim i bere duhet te matet vetem ne nivelet lokale nderkohe qe detyra e njesive ushtarake eshte shtrirja e zonave te vogla e te reja te sigurise dhe permiresimi i aftesive te forcave afgane per te mos lejuar zbrapsje.

E gjithe ideja e strategjise ushtarake eshte te ndalet vrulli i talebaneve madje ai te zbrapset te demtohen aftesite e tyre dhe tu mohohet mundesia per te kontrolluar qendra te medha te popullsise. Ne te njejten kohe duhet ndertuar aftesia e forcave afgane te sigurise kombetare per te luftuar talebanet.

Asnjeri nuk mund te parashikoje nese nje gje e tille do te ndodhe dhe kur. Por Presidenti Obama eshte angazhuar te filloje kthimin e trupave amerikane korrikun e ardhshem madje ai dhe udheheqes te tjere te vendeve te NATO-s kane caktuar fundin e vitit 2014 si afatin per ti dhene fund rolit ushtarak te trupave te tyre ne Afganistan.

Ish keshilltari per politiken e jashtme i senatorit republikan John McCain Richard Fontaine i cili eshte tani analist ne qendren per siguri te re amerikane eshte skeptik rreth afatit te korrikut 2011 dhe e shikon me rezerve afatin e fundvitit 2014.

Nuk mendoj se deri ne korrik do te shikojme nje sukses te ndjeshem qe te na beje te mundur nje terheqje te madhe te trupave amerikane. Deri ne vitin 2014 ne do te mesojme nese kemi bere perparim te madh dhe mund ta leme vendin ne duart e afganeve apo nese perparimi eshte i pamundur dhe ne nje rast te tille do te na duhet te marrin vendime te veshtira per kursin ne te ardhmen.

Ne fakt zyrtaret thone se nese nuk behet perparim madje rezultatet e deritashme shenojne zbrapsje ata duan ta dine kete shume para vitit 2014. Nderkohe do te kete nje rishikim tjeter te strategjise pas pak muajsh ne pergatitje per terheqjen fillestare te trupave ne korrik dhe nje tjeter rishikim me thelbesor nga fundi i vitit te ri.

Rishikimi i strategjise nga Shtepia e Bardhe per vitin 2010 e pershkruan gjendjen ashtu sic ishte parashikuar perparim por ende probleme. Presidenti Obama Kongresi dhe qeverite aleate do te ndjekin me kujdes perparimin ndersa rivleresojne strategjite e tyre dhe nivelin e trupave gjate vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›