E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Basha te ndiqet penalisht

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, do te ndiqet penalisht nga Prokuroria e Pergjithshme per tenderin e rruges Durres-Kukes. Te pakten kete do te kerkoje zyrtarisht ne Kuvend, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ne paragrafin e fundit te raportit te ketij keshilli theksohet: “I rekomandohet Kuvendit te votoje pro dhenies se autorizimit per ndjekje penale ndaj deputetit Lulzim Basha”. Raport do te votohet ne seancen e 26 dhjetorit. Per kete paragraf per here te pare dakord kane rene te gjithe anetaret e keshillit. Por deputetet ndahen per permbajtjen e raportit dhe vleresimin e kerkeses qe ka bere Prokuroria e Pergjithshme. Ne variantin e paraqitur nga ekspertet, dorezuar te gjithe anetareve kerkesa e prokurorit per heqjen e imunitetit te Bashes per procedim penal vleresohet se nuk respekton Kushtetuten. “Kerkesa nuk ka te dhena, prova qe te provojne ekzistencen e elementeve te ndonje vepre penale. Nuk justifikon dhenien e autorizimit per procedim penal”, thuhet ne projekt-raport. Ne nje pike tjeter, permendet se, pavaresisht mangesive, keshilli do te jape autorizimin per ndjekje penale per shkak se vullneti i mazhorances eshte shprehur pro heqjes se imunitetit ndaj cdo zyrtari. Socialistet nuk pajtohen me verejtjet e raportit se kerkesa e prokurorise eshte e dobet, nuk permban fakte apo shkel Kushtetuten. Ne mbledhjen e fundit te keshillit, qe do te mblidhet diten e neserme, Petro Koci do te kerkoje ndryshime ne raport. Sipas tij, ne variantin perfundimtar duhet te theksohet se kerkesa e perpiluar nga ish-prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, eshte ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe rregulloren e Kuvendit. Si dhe te theksohet se vendimi i keshillit per Bashen eshte unanim.
R. Rapushi
Propozimet e Kocit
Deputeti socialist, Petro Koci, vlereson se heqja e imunitetit te ministrit Lulzim Basha eshte e nevojshme per sqarimin e pergjegjesive dhe shkeljet e konstatuara nga Prokuroria per tenderin e rruges Durres-Kukes. Koci paraqiti ne Keshillin per Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin disa shtesa ne raportin per imunitetin e ministrit, duke kerkuar qe ne menyre unanime keshilli te autorizoje Kuvendin per procedim penal te deputetit Lulzim Basha. Deputeti socialist nenvizon ne shtesat qe kerkon t’i behen raportit perfundimtar se si prokuroria ashtu edhe ministri Basha nuk vune ne dispozicion te keshillit dokumente shtese per perforcimin e mendimeve te tyre. Koci propozon gjithashtu qe ne raport te vihen ne dukje shkeljet qe prokuroria ka konstatuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›