E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullohet struktura dhe nivelet e pagave

Qeveria me ane te nje vendimi te marre dje miratoi rregullimin e struktures dhe te niveleve te pagave te nepunesve civile, nepunesve te kabineteve dhe punonjesve mbeshtetes ne administraten e disa institucioneve te pavarura. Keshtu, sipas draftit te miratuar dje ne Keshillin e Ministrave, keto kategori nepunesish kane te drejten te perfitojne shtese ne pagen e tyre ne rast se jane ta pajisur me grada dhe tituj shkencore ne perputhje me profilin qe ata punojne. “Ne rastin kur nepunesi civil/nepunesi ka kualifikim, grade apo titull me te larte se ai i percaktuar per pozicionin e punes, ai perfiton vetem shtesen e percaktuar per pozicion”, theksohet ne draftin e miratuar dje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›