E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, CIA: Shqipëria e 30-ta në botë me borxhin më të madh publik

SHBA- Shqipëria renditet e 30-ta në botë për borxhin më të madh publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto, sipas një raporti të CIA-s amerikane. Raporti u referohet shifrave të 2009 kur niveli i borxhit të përgjithshëm ndodhet në kuotën e 60 përqindëve. Ndërkohë që edhe në 2010 do të kemi sërish rritje që financat e parashikojnë në 744 miliardë lekë ose 59.91 % në raport me prodhimin e brendshëm bruto, në rast se ky PBB do të shënojë rritjen e planifikuar.

Shërbimet për borxhin kanë ardhur duke u rritur sidomos në dy vitet e fundit, ku në 2009 kemi paguar rreth 42 miliardë lekë për interesa dhe kredi. Për borxhin e brendshëm vitin e kaluar kemi paguar rreth 31.4 mln lekë kurse për të huajin afro 5 mld lekë. Shërbimet e borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto kanë qenë mesatarisht 3.3 për qind, ndërsa në 2009-n pësuan rritje në 3.6 për qind.

Borxhi i jashtëm në fund të vitit 2009 krahasuar me 2008-n, vlerësohet në rritje, nga 32 për qind në 39 për qind në raport ndaj totalit, duke qenë kështu në përputhje me parashikimet e strategjisë 2009-2011.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›