Helmimet në Ballsh, MSH: Burimi i infeksionit, uji i pijshëm
TIRANë- Situata e shtrimeve të qytetarëve në spitalin e Ballshit ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, deklaroi sot Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas tij, tashmë situata emergjente e shtrimeve është kapërcyer, ndërsa nuk ka asnjë rast të ri të shtruar.
Pipero tha se "pas trajtimit epidemiologjik, nuk rezultoi prania e virusit të shigelozës, e quajtur dizanteria, dhe as e salmonelës, e njohur në gjuhën popullore si tifoja. Ndërkohë, është vënë re prania e enterovirus, ose noravirus, dhe esherishakoli, virus që gjendet në trupin e njeriut, në zorrën e trashë".
Tashmë po bëhen të gjitha verifikimet e duhura, nëse ka patur apo jo ndërhyrje njerëzore në ujësjellës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore këshillojnë mos hedhjen e mbeturinave urbane pranë ujësjellësit, si dhe shmangien e ndërhyrjeve në tubacion. Ekzaminimet në pikat fundore treguan se klorifikimi i ujit ishte më i ulët, sesa sasia.
Aktualisht, janë ndërmarrë fushata për klorifikimin e ujit në sasi më të mëdha, por që nuk ndikojnë në shëndetin e popullatës.
Ditët e fundit, në qytetin e Ballshit numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy tre ditëve ka qenë rreth 200.
(e.n/BalkanWeb)