E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, vriten me armë vëlla e motër, identifikohet autori

KRUJE-Vëlla e motër mbëtën të vrarë sot me armë në Krujë ndërsa policia ka identifikuar autorin e krimit të dyfishtë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive pronësie.
Policia e Krujës bëri të ditur se shtetasit Xhevahire Stapa 41 vjece dhe Xhemal Cepani, motër e vëlla janë ekzekutuar me armë. Efektivët blu dyshojnë se autor i ngjarjes së rëndë është shtetasi Gëzim Zeneli, ndaj të cilit jkanë nisur kërkimet intensive.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive pronësie.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›