PS: Berisha te asimiloje verejtjet
Denis Dedej
Partia Socialiste ka reaguar dje ndaj publikimit te raportit te nderkombetareve, per zgjedhjet e 28 qershorit, duke i kerkuar Partise Demokratike qe te degjoje verejtjet dhe te rikuperoje verejtjet e OBSE-ODIHR. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, vleresoi se pas ndjekjes me vemendje te konferences per shtyp te Misionit Vezhgues te OSBE-ODIHR-it, se fatkeqesisht, akoma dhe njehere nderkombetaret na treguan se Shqiperia nuk ka permbushur standardet e kerkuara. "I bejme thirrje kryeministrit Berisha te degjoje me vemendje dhe te asimiloje verejtjet e OSBE/ODIHR, ne raportin e dhene diten e djeshme. Ka akoma kohe per te treguar se qeveria e tij mund te sillet si qeveria e nje shteti anetar te NATO-s, qe aspiron integrimin ne Bashkimin Evropian", i drejtoi thirrjen kundershtarit politik te selise roze, Imeraj. Sipas saj, e pakuptueshme, nderkohe dhe e paarsyeshme ishte edhe nderhyrja e zedheneses se selise blu, e cila eshte e njohur per aftesine qe te flase per fitore, kur eshte ne humbje. Duke iu referuar deklaratave te bera nga selia e Partise Demokratike, per largim te komisionereve te Partise Socialiste nga vendet e numrit te votave, zyrtarja socialiste sqaroi se nuk ka asnje rast qe perfaqesuesit e partise se saj, te jene larguar nga komisionet e numerimit, pervecse kur te gjitha palet kane rene dakord te bejne pushim pas nje nate shume te gjate. "Informojme seline blu, e cila duket totalisht e shkeputur nga realiteti se ne zonen e Babrruse, te Paskuqanit apo ne Gjirokaster, mediat kane regjistruar pamje te turpshme te komisionereve demokrate, gjate procesit te numerimit", theksoi zedhenesja e selise roze, Imeraj. Duke iu referuar ketyre pamjeve, zyrtarja socialiste i drejtoi thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe te garantoje procesin e numerimit i cili po zvarritet jashte cdo afati kohor te percaktuar ne Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, ajo ka prekur dhe ceshtjen e rezultateve te njepasnjeshme dhe per sa i perket avantazhit, ka vetem nje avantazh qe konsolidohet dhe vetem nje fitore qe qartesohet ora-ores, fitorja e Partise Socialiste. Zedhenesja e PS apeloi ndaj kryeministrit aktual Sali Berisha te vazhdoje te ruaje qetesine dhe te kerkoje te njejten gje nga njerezit e tij. "Numerimi duhet te vazhdoje dhe askush nuk duhet ta coje neper mend, se ka qofte edhe nje shans te vetem, qe verdikti i popullit sovran te cenohet duke penguar numerimin", u shpreh Imeraj. Ne fund te fjales, ajo i kerkoi ne emer te Partise Socialiste te gjithe vezhguesve nderkombetare e te brendshem, qe te jene sa me prane popullit shqiptar ne keto ore vendimtare, kur duhet te lexohet cdo vote.
Selia roze: Po ecim ne drejtim te kunder te exit polleve
Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi diten e djeshme se nga rezultatet e para te numerimit te votave, po shkojme te sigurt ne drejtimin e kundert te exit polleve te dy dite me pare. "Gradualisht jemi ne avantazh ne rang vendi, po konsolidojme avantazhin ne Tirane, Fier, Elbasan, Vlore, Korce, Gjirokaster dhe po shkojme te sigurt ne drejtimin e kundert te exit polleve te 28 qershorit", theksoi Imeraj, duke i vleresuar si eksperimenti me i gabuar, ne kohen dhe ne vendin me te gabuar.