E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti para, pranga administratorit të kazinosë

Dyshohet se i sipërcituari, ka vjedhur në arkën e cazinosë “Admiral Club” shumën e parave prej 110 00, dhe me synim për të fshehur këtë vjedhje, ka telefonuar në polici, duke kryer kallzim të rremë në organet e rendit 

TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, i akuzuar për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën. Eno Hoxha, 26-vjeç, i punësuar si administrator në Casino “Admiral Club”, pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, gjatë orëve të vona të mbrëmshme dyshohet se ka telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, duke mashtruar se, “Dy persona me maska dhe të armatosur, i kanë vjedhur shumën e parave prej 110 00 lekësh”.

Dyshohet se i sipërcituari, ka vjedhur në arkën e cazinosë “Admiral Club” shumën e parave prej 110 00, dhe me synim për të fshehur këtë vjedhje, ka telefonuar në polici, duke kryer kallzim të rremë në organet e rendit. Falë një pune të menjëhershme hetimore dhe profesionale nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, bënë të mundur identifikimin e telefonuesit, nga ku rezultoi se telefonuesi ishte vetë shtetasi Eno Hoxha.

Ndërkohë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar ndaj tij dhe ndaj automjetit tip BMË, në pronësi të tij, u gjend shuma e parave prej 110 00 lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme,për veprat penale të “vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” si dhe “kallëzim të rremë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›