E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, Prokurorët shkelin ligjet

Këto janë shkeljet e konstatuara nga ministria e Drejtësisë gjatë inspektimit 1 vjeçar të organit të akuzës. Nga 653 procedimet penale, që iu nënshtruan kontrollit, rezulton se 59 prokurorë të shkallës së parë kanë shkelur ligjin, ndërsa në apel të parregullta rezultojnë 28 procedime.

"Hetimet paraprake janë zgjatur përtej afateve ligjore të parashikuara në kodin e Procedurës Penale. Shkeljet e afatit hetimor dhe zvarritja e hetimeve deformojnë në praktikë procesin e rregullt ligjor të mbrojtur në nenet 28,31 dhe 42 të Kushtetutës", thuhet në raportin që Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Kuvendit për punën e prokurorisë.

Po në të njëjtin raport, nënvizohet se janë konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut gjatë procedimit penal në 16 çështje. Nuk mbrohen të dhënat personale dhe fshehtësia e komunikimit. Një tjetër akuzë që rëndon mbi organin e drejtuar nga Ina Rama ëshë dhe vonesa në dërgimin e çështjeve penale në gjykatë.

"Vonesa përdoret për të harruar në publik ngjarjen e ndodhur. Në këtë rast, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar", thuhet në raportin, citon AS-ku ndër të tjera theksohet se prokurorët nuk ankimojnë pothuajse kurrë vendimet e gjykatave. Në rastet e shkurtimit të dënimit, prokurorët kanë shkelur disa herë ligjin duke kërkuar reduktim të dënimit përtej minimumit të përcaktuar në ligj.

"Prokuroria, si organ i centralizuar dhe hierarkik nuk ka marrë masat e nevojshme për zbatimin efikas të ligjit procedurial penal dhe akteve normative të saj". Por një tjetër akuzë që rëndon mbi organin drejtuar nga Ina Rama është dhe mos plotësimi korrekt i emrave të të akuzuarve dhe datave të nisjes së procedimit penal. /Start/

                                                                                             2012-03-19 17:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›