E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 Janari”, në hetim edhe 5 gardistë

Njësia e specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, ka marrë nën hetim punonjësit e Gardës, të cilët dyshohet se kanë dijeni për kopjimin dhe më pas fshirjen e filmimeve të serverit qendror që ndodhet në godinën e qeverisë.

Sipas burimeve nga prokuroria personat nën hetim mbrëmjen e 21 janarit 2011 kanë qenë brenda godinës së kryeministrisë dhe kanë pasur nën administrim dhomën e serverit qendror.

“Punonjësit e gardës të cilët janë marrë nën hetim, kanë dijeni për një fakt të tillë dhe kanë dhënë shpjegime para hetuesve”, tha një zyrtar i prokurorisë. /GSh/Start/

                                                                                             2012-03-20 08:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›