E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pranvera” çon në pranga tre shtetas

Policia bëri me dije se është arrestuar shtetasi Renis Alhasani, 56-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata ka vendosur masën e dënimit me 3 muaj burg për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin Altin Mekolli, 40-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas duhet të vuaj dënimin e mbetur për 2 vjet e 26 ditë burg për veprën penale të vrasjes.

Ndërkohë, policia arrestoi edhe shtetasin Sadik Mèniku, 23-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi më datë 18.12.2011, ne rrugën “Margarita Tutulani”, përballë Fakultetit të Shkencave Sociale, në katin e dytë të një pallati të ri ka ndodhur vjedhja e një lokali. Policia dyshon se autor i kësaj ngjarje është shtetasi i sipërpërmendur. /Start/

                                                                                             2012-03-20 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›