E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kërkon sqarime për incidentet në Maqedoni

Drejtori i Ministrisë së Jashtme, Vladimir Pulaj, kërkoi sqarime nga ambasadori maqedonas në Tiranë për rastet e fundit të incidenteve me sfond etnik.

Ai ishte i pranishëm në komisionin parlamentar për politikë të Jashtme, ku raporti mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet fqinje të Ballkanit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Date, gjatë diskutimeve kërkoi detaje lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha dhe Thaçit mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Përgjegjësi i MPJ, Lulëzim Çota është shprehur se deklaratat kanë ardhur në formë reagimi ndaj disa raportimeve të mediave serbe dhe evropiane.

Para disa ditësh, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se nëse Kosova do të duhej të ndahej, atëherë për të do të ishte më mirë bashkimi me Shqipërinë. /Start/

                                                                                             2012-03-19 11:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›