E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në Europë. Berisha: Kemi shënuar progres

baby_2283967bShqipëria renditet ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, raporton Shqip. Sipas një raporti të publikuar nga Save the Children, rezulton se në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5-vjeç, ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.

Sipas raportit, në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani.

Ndërkohë kryeministri Sali Berisha deklaron të kundërtën: Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është një shifrore, duke  shënuar kështu një progres në këtë drejtim. Kjo e dhënë shërben si matës për shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë. Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu se sistemi shëndetësor në vend është konsoliduar dhe ka pasur përparim të ndjeshëm në këtë sektor./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›