Raporti Zgjedhjet ne klime tensioni dhe frike

Koalicioni i Vezhguesve Vendore 2011 nje bashkepunim organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike eshte i perbere nga 18 shoqata te cilat jane duke monitoruar situaten zgjedhore.
Dje koalicioni ka publikuar raportin paraprak ku vihen re nje liste e gjate problemesh. Sipas ketij raporti zgjedhjet po zhvillohen ne nje klime tensioni dhe frike ndersa administrata po detyrohet qe dale forcerisht ne fushate. Me poshte po botojme disa nga konstatimet e Koalicionit te Vezhguesve Vendore 2011
Incidentet
Incidentet e ndodhur krijuan gjate dy javeve te para te zhvillimit te fushates nje klime te larte tensioni dhe frike ne lidhje me pritshmerine dhe ecurine e metejshme te fushates. Koalicioni terhoqi vemendjen se politizimi me ose pa shkak i tyre ne nje terren ku evidentohen edhe nje sere anomalish te tjera qe pengojne zhvillimin normal te procesit po krijojne nje klime frike e pasigurie duke rritur akoma me shume mosbesimin e qytetareve ndaj procesit zgjedhor forcave politike apo edhe drejt zhvillimeve apo te ardhmes se demokracise ne Shqiperi.
Materialet propagandistike jane bere shpesh shkak i grindjeve apo incidenteve midis simpatizanteve dhe militanteve te forcave politike.
Incidentet e shenuara fillojne qe nga grisja e djegia e posterave ne Tirane thyerja e xhamave te shtabeve elektorale Tirane Sukth plagosja me thike e nje 17 vjecari Tirane konflikteve te dhunshme ne Kamez Sukth Bathore Kashar etj e deri tek shperthimi i nje sasie eksplozivi prane baneses se kandidatit te Partise Socialiste per njesine numer 7 ne Tirane Erion Koka me date 18 prill.
Pjesemarrja e administrates lokale dhe qendrore
Konstatohet se ka nje angazhim te konsiderueshem te administrates lokale apo qendrore ne aktivitetet elektorale te partive sidomos ne ato ku merr pjese Kryeministri apo kryetari i opozites.
Megjithese ka nje urdher nga Kryeministri per te ndaluar perdorimin e administrates apo te aseteve publike ka raste te ushtrimit te presionit apo kercenimeve ndaj punonjesve te administrates qendrore dhe lokale jo vetem per te votuar ndaj subjektit te forces politike te titullarit por edhe per ti angazhuar ne fushate per te siguruar votat e rrethit familjar apo si pjesemarres ne mitingjet partiake.
Madje verehen raste kur administrata lokale ne disa bashki te vogla dhe komuna detyrohet te angazhohet e gjitha ne funksion te fushates te kryetarit aktual i cili eshte serish kandidat ne disa raste duke pezulluar edhe funksionimin e bashkise apo komunes.
Jane verejtur edhe raste te ushtrimit te presionit ne sektorin privat per te votuar ne favor te nje partie apo kandidati. Koalicioni ka rast te besueshem ofrimin ndaj nxenesve votues per here te pare te notave te larta ne provimin e matures shteterore ne kembim te votes se tyre. Koalicioni konsideron shkelje pajisjen e shtabeve elektorale te PD me listat me te dhena personale te punonjesve te administrates votues ne zonat prane ketyre shtabeve.
Jane verejtur ne mjaft raste pjesemarrja e stafeve te mesuesve dhe nxenesve ne takimet elektorale te partive.
Perdorimi i femijeve dhe i nxitjes se tyre per te marre pjese ne mitingje vazhdon te mbetet evident ne mjaft raste sidomos tek klasat e larta te shkollave 9-vjecare apo te gjimnazeve15 te cilet jane ende pa mbushur 18 vjec.
Raste te perdorimit te femijeve me pankarta flamuj apo si dekor jane verejtur ne mitingjet dhe takimet e PD PS LSI ne Tirane dhe ne rrethe.
Premtimet boshe
Mesazhet telefonike te personalizuara derguar nga kandidati i mazhorances per Tiranen ne rastet e ditelindjes se qytetareve perbejne shkelje te privatesise se tyre. Kompanite telefonike kane shkelur ligjin ne dhenien e numrave celulare emrave dhe datelindjeve te abonenteve te tyre.
Ne kete fushate vihet re nje numer i madh premtimesh qe iu behet zgjedhesve shpesh edhe jashte cdo lloj kompetence apo juridiksioni te qeverisjes vendore. Asnje nga kandidatet ne gare nuk ofron premtime serioze dhe te qendrueshme per sa kohe asnje nuk ka ofruar projekte dhe alternativa te qarta te shoqeruara edhe me planifikimin e menaxhimin financiar ne gjetjen e burimeve te financimit.