E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha do vendim ne konsulte me qytetaret

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, për këshilltarë të Bashkisë dhe Njësive Bashkiake. Në këtë takim, Basha ka shprehur vendosmërinë e tij për t’i bërë qytetarët pjesë të vendimmarrjes së Bashkisë së Tiranës.

Basha ishte dje i ftuar nderi i Universitetit Justiniani I, në ceremoninë e shpërndarjes së 161 diplomave Master të Nivelit të Dytë. Basha i ka konsideruar të sapodiplomuarit një pasuri të vërtetë për kryeqytetin, sikundër i ka ftuar ata të bëhen pjesë me idetë dhe sugjerimet e tyre në hartimin të projekteve zhvillimore të Bashkisë Tiranë.

Gjatë mbrëmjes Basha i është bashkuar një “party” të organizuar nga të rinjtë e Tiranës. Basha i ka garantuar ata se do jenë pjesë e rëndësishme në projektin e tij për zhvillimin e Tiranës, sikundër tha se do i jepet fund drejtimit me kohë të pjesshme të Bashkisë Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›