E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Berisha: PS luan me dhimbjen e banorëve

TINRANË- Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Në mesazhin publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.

Në njoftimin për shtyp thuhet se Kryeministrit përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmeve për jetët e të humburve të 15 marsit sa herë afrojnë fushatat elektorale.

Kujtojmë, thuhet me tej në këtë njoftim se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banorët e kësaj zone se do të angazhojë të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›