E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Antimafias Italiane: Femrat dhe droga, ‘Espinoza’ urdhra nga Shqiperia

Në Itali ka disa grupe kriminale shqiptare, të cilët veprojnë në të gjithë territorin e vendit, por kanë persona të caktuar, të cilët jetojnë në Shqipëri dhe japin urdhra prej andej. Zakonisht këta persona sigurojnë ngarkesat e drogës si dhe gratë për t'u shfrytëzuar me qëllim prostitucioni, si dhe të gjitha llojet e tjera të trafiqeve të paligjshme. "Në këtë përfundim ka dalë Drejtoria e Antimafias në Itali, e cila ka prezantuar vetëm pak ditë më para në Senatin Italian, raportin për aktivitetin kriminal në këtë shtet për 6-mujorin e dytë të vitit 2011. "Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë një kopje të raportit prej 356 faqesh, i cili u është prezantuar në ditët e fundit të korrikut anëtarëve të Sentatit. Në këtë raport, DIA (Drejtoria e Antimafias) i ka kushtuar një kapitull prej 10 faqesh, aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

RAPORTI I ANTIMAFIAS
Në mesin e grupeve kriminale me origjinë nga Ballkani, ato shqiptare prej kohësh janë shumë prezente, aq sa tashmë kanë fituar një nivel rrezikshmërie të mjaftueshëm për të zënë një vend në plan të parë në skanerin e kriminalitetit në vend. Të favorizuar sa nga afërsia gjeografike me vendin tonë, që shpeshherë përdoret si portë hyrëse drejt Bashkimit Europian, aq edhe nga bashkëpunimet dhe shkëmbimet me grupet kriminale vendase. Emigracioni klandestin,
skllavërimi, vjedhjet dhe krime të tjera kundër pronës e shfrytëzimi i prostitucionit vijojnë të mbeten mes krimeve më të shpeshta. Në këtë të fundit shpeshherë ka dhe bashkëpunim mes shqiptarëve dhe etnive të tjera, por edhe të italianëve (që mbajnë role vendimtare)....
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›