Dëshmitari: Shpëtim Heqimi i tha ekzekutorit: Mos më vrit
FIER- Si çdo ditë, isha ulur në verandën e lokalit për të pirë kafen e pasdites. Në lokal brenda ishte ulur një person me kapelë në kokë dhe po pinte kafe. Rreth orës 18:30, mbërriti dhe Shpëtimi. Ai u ul tek tavolina e fundit jashtë lokalit, ku rrinte vazhdimisht, me fytyrë nga bulevardi kryesor dhe gjysmëshpinë nga muri e pallati. Në një moment, personi që ndodhej brenda u ngrit dhe iu afrua Shpëtimit. Teksa ai nxori pistoletën, Shpëtimi arriti t'i thotë: Mos më vrit!". Kështu ka deklaruar dje në polici, një dëshmitar okular i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen "Liri Gero" të qytetit të Fierit, ku mbeti i vrarë me 6 plumba pistolete Shpëtim Heqimi, i njohur dhe me emrin Luli. Pas marrjes së dëshmive nga klientë të lokalit ku ndodhi ngjarja, burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se dyshohet që 44-vjeçari u ekzekutua nga vrasës me pagesë. Pas varrimit të babait të dy fëmijëve, pjesëtarë të familjes Heqimi deklaruan që shteti të identifikojë vrasësit dhe t'i ndëshkojë maksimalisht.
DESHMIA
Pas vrasjes së Shpëtim Heqimit, policia e Fierit ka shoqëruar disa klientë të lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe pronaren e lokalit. Kjo e fundit është marrë në pyetje deri në orën 01:00 të mëngjesit të djeshëm. "Nuk e di dhe as e njoh personin që bëri vrasjen. Unë isha brenda. Kur dola jashtë pashë viktimën që kishte rënë përmbys mbi tavolinë. Ai ishte klient i rregullt dhe e pinte kafenë çdo pasdite në tavolinën e fundit të lokalit, në ambientet e jashtme të tij, pasi edhe banonte aty pranë", - ka thënë pronarja e lokalit. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të një klienti, dhënë në polici. Klienti ka treguar se "vrasësi u afrua papritur në tavolinën ku ishte ulur Shpëtim Heqimi. Në çastin që nxori pistoletën, dëgjova se Shpëtimi i tha: Mos më vrit. Vetëm kaq mundi të thoshte, pasi ekzekutori e qëlloi 6 herë me pistoletë; 2 herë në qafë, 1 herë në krah dhe 3 herë në brinjë. Të gjithë plumbat e kanë zënë në anën e djathtë të trupit". Gjithashtu, dëshmitari ka pohuar se autori i krimit kishte veshur pantallona xhins ngjyrë blu, bluzë tshirt ngjyrë të zënë, atlete të bardha dhe mbante kapelë në kokë. "Ishte fytyrë e panjohur, e paparë më parë për ne, që e frekuentonim rregullisht lokalin. Ka shumë mundësi që vrasësi i Shpëtim Heqimit të jetë vrasës me pagesë. Këtë gjë e lidhim me faktin se edhe dy vëllezërit e tjerë të tij janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë", - është shprehur dëshmitari.
FAMILJARET
Vrasja e Shpëtimit ose siç e thërrisnin të afërmit dhe shokët, Luli, ka tronditur tejet familjen Heqimi. Rreth orës 16:00, miq, të afërm, shokë dhe të njohur të kësaj familjeje përcollën në banesën e fundit 44vjeçarin. Mësohet se pas marrjes së lajmit për vrasjen, bashkëshortja e viktimës i është afruar trupit të pajetë të të shoqit dhe i ka thënë: "Ç'më bëre Luli, ç'më bëre". Pjesëtarë të familjes Heqimi kërkojnë drejtësi. "Shteti të gjejë vrasësin", - kanë deklaruar ata. Gjatë marrjes në pyetje familjarët e viktimës janë shprehur se nuk e dinë nëse Shpëtimi mund të jetë vrarë për hasmëri, pasi për shkak të ngjarjeve të ndodhura vite më parë, u janë vrarë edhe dy djem të tjerë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)