E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i BE Topalli po keqperdor postin e kryetares se Kuvendit

Pjesa me e kritikuar ne raportin e BE-se eshte funksionimi i Kuvendit te Shqiperise. Duke nisur nga kryetarja Topalli e cila akuzohet se ka shkelur kompetencat e saj e deri tek deputeti me i thjeshte Kuvendi ka deshtuar. Sipas raportit Shqiperia ka miratuar nje numer te madh ligjesh por cilesia nuk ka qene gjithmone e nje standardi te pershtatshem. Kuvendi ka punuar shpesh nen presionin e madh te kohes. Vihen re dallime te konsiderueshme mes punes se komisioneve ku me i ngarkuari eshte ai i Ligjeve i cili punon tej limiteve te tij. Perfshirje e grupeve te interesit ne seancat parlamentare dhe gjate konsultimeve eshte e kufizuar - thuhet ne raport.

Por pjesa me e madhe e fajit per punen e dobet i takon kryeparlamentares Topalli e cila akuzohet se ka keqperdorur postin. Pozicioni i kryetares se Parlamentit eshte keqperdorur sidomos duke ushtruar influence te pabalancuar ne hartimin e axhendes parlamentare duke u impostuar ne menyre frekuente permes vendimeve te marra ne momentet e fundit nderkohe qe keto vendime duheshin marre nga konferenca e kryetareve. Pavaresisht nga dispozitat kushtetuese ka nje mungese e mbikeqyrjes efektive parlamentare mbi ekzekutivin dhe parlamenti nuk funksionon si institucion i pavarur. Komisionet hetimore kane qene shpesh here forume per grindjet e partive politike ne vend te instrumenteve per mbikeqyrje parlamentare. Ata kane prodhuar shume rralle rezultate dhe keshtu kane pasur ndikim te kufizuar ne politikat e qeverise - thuhet ne raport.

Nje paragraf i vecante i eshte kushtuar krizes politike dhe bojkotit te opozites. Qe nga qershori i vitit 2009 puna parlamentare eshte lene ne hije dhe eshte penguar nga bllokimin politik. Partia Socialiste ka bojkotuar punen e parlamentit per periudha te gjata duke bere thirrje per transparence dhe hetim te parregullsive ne zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmeri per te arritur kompromis ne lidhje me propozimet e opozites per kapercimin e bllokimit politik. Si rezultat dialogu politik eshte perkeqesuar me tej - thuhet ne raport.



Menjehere pas refuzimit te statusit kandidat per Shqiperine nga Keshilli I Evropes ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Raporti i KE do te shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne BE tha Berisha. Komentet kryeministri i beri gjate nje konference per shtyp me te derguarin e BE-se Pirre Mirel I cili I dorezoi kryeministrit Raportin e plote te KE.
Kryeministri Sali Berisha u ndal ne tri pika kryesore.

Se pari tha ai i tere procesi i integrimit te Shqiperise ne Evrope nga une dhe qeveria ime eshte konsideruar si nje process kryekeput i bazuar ne performance dhe merite kjo sepse ne besojme se ky eshte intersi jetik I shqiptaree per ndertimin e idealit evropian ne Shqiperi.

Se dyti vazhdoi me tej kryeministri kemi patur dhe kemi prej vitesh prioritet qe me KE ta kemi komunikimin dhe bashkepunimin transparent cka perben nje avantazh te madh ne punen tone.

Se treti ne traditen e qeverise time tha Berisha raporti i KE shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te vendit ne BE.

Nderkohe ne fjalen e tij i derguari i BE-se Pierre Mirel perseriti edhe njehere kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje te cilat sic tha ai jane shume te qarta ne raport.

Mirel theksoi se ne raport ka dhe dicka shtese per Shqiperine eshte funksionimi i parlamentit. Qe nga zgjedhjet e kaluara tha Mirel parlamenti nuk ka funksionuar. Kjo situate duhet te zgjidhet sa me shpejt pasi nje parlament qe funksionon eshte ne kriteret e Kopenhagenit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›