Raporti i BE Topi Politika pergjegjese

Presidenti Bamir Topi fajëson politikën për refuzimin e dytë që i bëri Brukseli kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Sipas tij, “12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike”. Në një mesazh, një ditë pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Evropian, Topi theksoi se “palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit”.
“Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Vendi ka nevojë për një vizion të ri politik dhe përgjegjshmëri”, tha kreu i shtetit. Ai gjithashtu u kërkon liderëve partiakë të mos e bëjnë poltikën vetëm për fushatë, por të konkretizojnë premtimet e tyre. Ai u bëri thirrje forcave kryesore që, “në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz”.Në mesazhin e tij, Presidenti u kërkon zyrtarëve të lakuar në progres-raportin e Komisionit Evropian për mos përmbushje detyrash të mbajnë përgjegjësitë e tyre.
Elona Gjylmi