E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder bombe ne makine vdes kambisti 60-vjecar

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi makina e tij është hedhur në erë, në lagjen "Vasil Shanto" të Shkodrës. Shpërthimi ndodhi në automjetin e 60-vjecarit Mark Gjoni, i cili ka marrë plagë të rënda djegie. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e qytetit, por për shkak të plagëve të rënda dhe djegies në një sipërfaqje të madhe të trupit, ka ndërruar jetë disa orë pas atentatit. 

Sipas hetimeve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 06.40 të mëngjesit të sotëm, menjëherë pasi viktima ka hipur në makinën e tij, për të shkuar në punë ashtu si çdo ditë. Policia e Shkodrës, pasi ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes, ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e këtij shpërthimi. Në ndihmë të policisë së Shkodrës është nisur nga Tirana edhe një grup ekspertësh të kriminalistikës.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›