E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Bramertzvë në rrezik integrimine Serbisë në BE

BRUKSEL- Gjykata e Hagës planifikon ti raportojë Organizatës së Kombeve të Bashkuara se Serbia nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të arrestuar të 2 më të kërkuarit për krime lufte në ish Jugosllavi, duke dëmtuar shansin për marrjen e statusit të vendit kandidatit për BE-në këtë vit.

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EUobserver e cila ka siguruar raportin e fundit të kryeprokurorit të Hagës për krimet në ish Jugosllavi, Sergei Brammertz, përshkruan sot për një figurë të dëmtuar të Serbisë, sa i përket gjuetisë për ndalimin e Goran Haxhic, e Ratko Mlladic.

“Arrestimi i tyre është obligimi më i madh që ende nuk është zgjidhur. Deri më sot, përpjekjet e Serbisë për të kaöur të kërkuarit nuk kanë qenë të mjaftueshme ...dhe pa një përmirësim të dukshëm në nivel bashkëpunimi, të kërkuarit nuk do të arrestohen”- thuhet në raport.

“Dëshmiti i Serbisë për të arrestuar këta dy burra dëmton besueshmërinë dhe forcën e angazhimit për një bashkëpunim të plotë me Hagën. Gjithashtu kërcënon të dëmtojë përfundimin e suksesshëm të mandatit të Hagës dhe paraqet një pengesë për përmbushjen angazhimit të ndërkombëtare për drejtësi"

Raporti i cili mbulon punën 6 mujore të Prokurorisë së Hagës vë theksin se Këshilli i Sigurisë Kombëtare Serbe “ka dështuar në implementim e marrëveshjes për të zgjeruar fushën e hetimit.”

Raporti shton se Këshilli ka injoruar “vazhdimisht” kërkesën e Hagës “për të ekzaminuar rolin e rrjetit të njerëzve që mbështesin të kërkuarit për tu përballur me drejtësinë” . Gjithashtu vihet re se “Pavarësisht kërkesave të shumta, Serbia nuk ka marrë asnjë hap për të asistuar në lokalizimin e arrestimin e Radovan Stankovic" – një i burgosur i cili u arratis nga burgu i Bosnjes në 2007 dhe që thuhet se fshihet në Bosnje e Serbi.

Raporti do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 6 qershor, efektivisht shkatërron shanset e Serbisë për të marrë këtë vjeshtë statusin e vendit kandidat për në BE.

Në nëntor KE planifikon të publikojë raportin opinion mbi mundësinë e Serbisë për të hyrë në BE, por edhe në qoftë se Komisioni Europian merr një qasje të butë, Hollanda ka premtuar se do të vërë veton ndaj vendimit të BE-së për kandidaturën serbe nëse Bramertz nuk jep dritën e gjelbër.

Raporti i kryeprokurorit të Hagës, që do prezantohet më 6 qershor do të jetë kyc për vendimin që BE do të marrë më vonë për Serbinë. BE ka rënë dakord që hapat e mëtejshëm të Serbisë në rrugën drejt BE do të meren vetëm nëse të gjithë vendet anëtare të BE-së do të deklarojnë në mënyrë unanime se ekziston bashkëpunimi Serbi- Hagë”- pat deklaruar ministri i jashtëm holandez pak ditë më parë.
(s.gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›