E Diel, 1 Nëntor 2026

Gadafi mundtë kërkojëstrehim në Serbi

BEOGRAD- Sipas një të përjavshme Franceze, lideri i Libisë, Muamar Gadafi mund të kërkojë strehim në Serbi. Sipas gazetës, La Canard Enchaine, Beogradi mund të pranojë që të strehojë liderin e Libisë në territorin e saj. Ashtu sic ishte raportuar edhe disa javë më parë, ndërsa sulmet ajrore të NATO-s vazhdojnë mbi Libi, të dërguarit e Perëndimit po përpiqen të hyjnë në kontakt me vendet mike të Gadafit.

Qeveria serbe nuk ka publikuar asgjë lidhur me këtë lajm, megjithatë njihen marrëdhëniet e mira që kolonel Gadafi ka pasur me Serbinë. Ish kreu i agjencisë së inteligjencës libiane, Musa Kusa ishte i pari që braktisi vendin e tij duke shkuar në Britaninë e Madhe.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›