Liderë Botërorëpërshëndesinkapjen e Mlladic
TIRANE-Liderë botërorë janë shprehur të kënaqur për kapjen e Ratkom Mlladic, I kërkuar për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës të Serbisë në Bosnjë Hercegovinë.
BE, Barroso: Tadic e mbajti premtimin
Shumë i kënaqur me arrestimin e Ratko Mlladicit është shprehur edhe, Presidenti i Komisionit Evropian, Maneul Barroso. Ai, gjatë një interviste dhënë BBC në Dovill të Francës ku po mbahet samiti i tetë shteteve më të industrializuara të botës, dha këtë deklaratë:
"Ky është një lajm shumë i mirë. Unë isha saktësisht para një jave në Beograd. Kam pasur një bisedë të gjatë, shumë të thellë dhe të sinçert me Presidentin Tadiq dhe ai më premtoi se ai do të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta arrestuar Mlladiqin. Pra, kjo do të thotë se ai po e mban fjalën e tij ndërsa ne duhet besuar përkushtimin e Serbisë që të afrohet edhe më me Bashkimin Evropian", vlerësojë Barroso.
Shtëpia e Bardhë e kënaqur me kapjen e Mlladic
Në vazhdën e reagimeve të shumta rreth lajmit se i shumëkërkuari për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, Ratko Mlladic, është arrestuar sot, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila ka thënë se është “e kënaqur” me arrestimin e tij.
Zëvendësi i këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-ve, Ben Rodes, dha këtë deklaratë:
“Ne i përshëndesim autoritetet e Serbisë për suksesin e kësaj përpjekjeje shumë të rëndësishme. Ne presim transferimin e Mlladiqit në Tribunalin e Hagës. Lutjet dhe mendimet tona sot, megjithatë, janë me familjet e viktimave, me të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur dhunën dhe tiraninë e Mlladiqit. Dita e sotme, besoj se nënvizon se personat që shkaktojnë këtë lloj të krimeve, patjetër i nënshtrohen drejtësisë”, vlerësoi Ben Rodes.
OKB, Ban Ki Moon: Arrestimi i Mlladicit dite historike per drejtesine nderkombetare
''Arrestimi i Ratko Mlladiç e shndërron ditën e sotme në historike për drejtësinë ndërkombëtare, që tregon qartë progreset e arritura falë vullnetit për të mos lejuar kryerje të krimeve dhe mosndëshkimit të përgjegjëse'', deklaroi nga Parisi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në kuadër të një takimi të ''UNESCO'', organizata e OKB-së për Shkencën, Edukimin dhe Kulturën.
France, Sarkozy: Një etapë më tepër drejt integrimit të Serbisë në BE
Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpreh sot se arrestim i ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç përbën një etapë më tepër drejt integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, në kuadrin e samitit të G8-s në Deauville, në veriperëndim të Francës.
BE, Ashton: Arrestimi i Mlladic sukses i Serbisë për Integrim
Në vazhdën e reagimeve të shumta rreth lajmit se i shumë kërkuari për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Ratko Mlladic, është arrestuar sot, ka reaguar Shtëpia e Bardhë. Washingtoni ka thënë vetëm se janë të "kënaqur" nga lajmi për arrestimin e Mlladicit në Serbi. Ky arrestim ka qenë një nga kushtet kyçe për suksesin e Serbisë në fushën e Integrimit Evropian. Shefja e Diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, e ka përshëndetur arrestimin e Ratko Mlladicit, dhe ka thënë se transferimi i tij në Tribunalin e Hagës, duhet të bëhet pa vonesa. Ashton bëri këtë deklaratë gjatë qëndrimit të saj në Beograd.
“Ështe padyshim një ditë teper e rëndësishme për drejtësine ndërkombëtare dhe për sundimin e ligjit dhe Mlladic tani do të përballet me akuzat kundër tij në Gjykatën Ndërkombëtare, akuza që janë padyshim te nje natyre teper serioze qe na bejne te kthehemi pas ne kohe ne ngjarjet ne Sarajeve, vecanërisht në Srebrenicë. Ndaj sot më shumë se kurre mendoj per familjet dhe miqte e viktimave të konfliktit dhe ndjej se është tepër e rëndësishme që ti kujtojmë ata dhe te mendojmë vecanërisht për ta. E di që njerëzit mendojnë për Serbinë dhe të ardhmen e saj europiane. Ajo që mund të them është se do të kemi nj përqasje ndaj kësaj tashmë me energji të rinovuara për shkak të ditës se sotme dhe shoh mesazhet që vijnë nga Brukseli dhe kryeqytetet europiane për Serbinë me shpresën se do të mund të ecim përpara me shpejt”.
PE: Lajm i mrekullueshëm
Një lajm të mrekullueshëm e ka quajtur Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Qavoshoglu, arrestimin e Ratko Mlladiqit. Përmes një komunikate që i është dërguar mediave, Qavoshoglu e vlerëson informatën që është bërë e ditur nga autoritetet serbe është: “një lajm i mrekullueshëm për të ardhmen e Serbisë, për ligjin dhe drejtësinë dhe luftën kundër mos-ndëshkimit”. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka inkurajuar autoritetet e Serbisë: “që të mos kursejnë përpjekjet për arrestimin edhe të akuzuarit tjetër, Goran Hagjic, ish lideri i serbëve të Kroacisë, dhe dërgimin e tij në Tribunalin e Hagës”.
Pllay: Shume i rendesishem per luften kunder mosdemeve
Komisionerja e Lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay përshëndeti arrestimin sot të Ratko Mlladiç, duke e vlerësuar si "shumë të rëndësishëm për luftën botërore kundër mosndëshkimit të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
"Është një lajm shumë të madh", deklaroi Pillay, e cituar në një komunikatë.
"Ky arrestim ka një rëndësi shumë të madhe në luftën botërore kundër mosndëshkimit të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit", bëri të ditur ajo.
Hage, Bramerc: Serbia përmbushi obligimin ndaj drejtësisë
Kryeprokurori i Tribubnalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Serzh Bramerc, ka mirëpritur arrestimin e ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic.
“Ne presim marrëveshjen për transferimin e tij në Hagë, ku ai do të gjykohet. Falënderojmë autoritetet serbe për përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj gjykatës dhe drejtësisë”,- deklaron Bramerz.
Kryeministri hollandez: Kapja e Mlladicit, jo anëtarësim automatik në BE
Kryeministri holandez, Mark Rut ka thënë se arrestimi i Ratko Mlladicit të akuzuarit për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, është parakusht i rëndësishëm për hyrjen e Serbisë në BE, por nuk i mundësonë një hyrje automatike.
“Duhet shikuar të gjitha faktet rreth çdo anëtarësimi. Ngjarja e sotme ishte një element i rëndësishëm, por arrestimi i këtij njeriu nuk nënkupton anëtarësimin. Kjo nuk funksionon kështu”, ka thënë Rut për televizionin holandez.
Bramertz: Serbia permbushi detyrimet
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Serge Brammertz deklaroi sot se Serbia, me arrestimin e ish-shefit ushtarak të serbo-boshnjakëve, Ratko Mladiç ka përmbushur një nga detyrimet e saj ndërkombëtare.
Londra: Arrestimi i Mladic mbyll nje kapitull te erret per Serbine
Arrestimi i ish-shefit ushtarak të serbo-boshnjakëve, Ratko Mladiç, mbylli një kapitull shumë të errët në historinë e Serbisë, theksoi sot ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox. "Kjo i jep popullit serb një mundësi për të mbyllur ose të paktën për të nisur mbylljen e një kapitulli të errët në historinë e tyre'', theksoi Fox për televizionin ''Sky News''. "Dhe kjo do t'u kujtojë atyre që arratisen nga drejtësia ndërkombëtare që herët apo vonë, ata do të përgjigjen për krimet e tyre'', shtoi ai.
Keshilli i Evropes, Arrestimi i Mlladic hap rrugen e pajtimit
Këshilli i Evropës përshëndeti sot njoftimin për arrestimin e ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, që i hap rrugën pajtimit në rajon.
"Arrestimi i Ratko Mlladiç do të kontribuojë në mbylljen e një kapitulli të errët të historisë së Ballkanit", u shpreh në një komunikatë sekretari i përgjithshëm i organizatës panevropiane me bazë në Strasburg, Thorbjorn Jagland.
"Ai i hap rrugën pajtimit në rajon dhe do t'i ndihmojë të gjitha vendet të përqendrohen në të ardhmen e tyre evropiane", shtoi ai.
Në një komunikatë më vete, presidenti turk i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, APCE, Mevlut Cavusoglu, theksoi se arrestimi i Mlladiçit është "një lajm shumë i mirë për të ardhmen e Serbisë, për ligjin dhe drejtësinë dhe për luftën kundër mosdënimeve".
Cavusoglu inkurajoi gjithashtu Serbinë "të mos ndalojë përpjekjet për arrestimin e Goran Haxhiç dhe ta dërgojë atë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë".
Goran Haxhiç, 52 vjeç, është ish-presidenti i Republikës serbe të vetëshpallur të Krajinës, që shtrihej në rreth një të tretën e territorit të Kroacisë gjatë luftës së viteve 1991-1995. I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ai u konsiderua i zhdukur pak pas publikimit të akuzës së tij në korrik 2004.
(d.b/e.m/BalkanWeb)