E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE pritet të zgjerojë sanksionet ndaj Iranit

Bashkimi Evropian pritet që të forëcojnë sot sanksionet kundër Iranit. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet që të bien dakort për embargo ndaj naftës së Iranit dhe sanksione kundër bankës qendrore të këtij vendi.
 

Ministri i jashtëm francez, Allan Lupe tha javën e kaluar se sanksionet janë shpresa e vetme për t`iu shmangur ndërhyrjes ushtarake.
 

Të premten, Bashkimi Evropian dhe liderët amerikanë thanë se do të vazhdonin presionin ndaj Iranit, për t`iu ri-kthyer negociatave lidhur me programin e tij bërthamor.
 

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton tha se Irani është duke shkuar drejt një rruge të rrezikshme, duke ndjekur programin e tij bërthamor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›