E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, shpëtohen katër personat e izoluar nga bora

Përfundon mëngjesin e sotëm odiseja e katër personave që mbetën të bllokuar në malet e Pukës për shkak të dëborës. Fillimisht ata telefonuan në TVNews24 për ndihmë duke treguar vendin ku ndodheshin ekzaktesisht 

PUKE-Të katër personat, 3 prej te cileve ushtarake që mbetën të izoluar në mes të dëborës gjatë ditës së djeshme arritën të nxirren nga kulla e Midës ku u strehuan mbrëmë, vetëm në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm. Janë dashur dy makina borëpastuese të shoqëruara nga forcat e policisë së komisariatit të Pukës për të hapur rrugën nga Kulla e Midës në majën më të lartë të Krrabit, dhe dërgimine tyre në spital. Mësohet se gjëndja shëndetësore e Nazmi Hilës dhe Arben Ndocit është shumë më e mirë krahasuar me atë të Pjerin Vocit e Angjelin Gerës që u dërguan sot paradite në spitalin e Pukës. Mjekët morën në trajtim dy të lartpërmendurit të cilët dolën rreth mesditës mga ambientet spitalore në gjendje më të mirë shendetësore.
Nazmi Hila , Pjerin Voci, Angjelin Gera, dhe Arben Ndoci u nisen pasditen e se merkures ne drejtim te vendit te tyre te punes ne kullat e transmetimit te radiove te Ministrise se Mbrojtjes nga ku si shkak i motit te keq mbeten ne mes te debores e cila arrinte trashesine prej 3 metrash. Pas këtij izolimi 4 punonjësit e Telekomit njoftuan në TvNews 24 duke kërkuar ndihmë. Ata arritën të strehohen në Kullën e Midës në Krrab të Pukës, ku vetëm mëngjesin e sotëm kanë arritur të dalin nga zona e izoluar nga dëbora.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›