Raporti i DASH-it Shqiperia perpjekje te rendesishme kunder trafiqeve
“Shqipëria po bën përpjekje të rëndësishme në luftën kundër trafikimit”, - theksohet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Bëhet fjalë për raportin vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011.
Në raport, përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekje për të luftuar trafikimin e njerëzve.
“Gjatë vitit, qeveria shqiptare, - thuhet në raport, - ka marrë disa hapa konkrete për përmirësimin e strategjisë kundër trafikimin njerëzor në tërësi”.
“Por korrupsioni, - shton në raport, - sidomos në drejtësi, ka vazhduar të pengojë zbatimin në përgjithësi të ligjeve kundër trafikimit dhe përpjekjet për mbrojtjen e viktimave”.
Mes rekomandimeve për Shqipërinë, në Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve, thuhet se vendi duhet të vazhdojë të përmirësojë zbatimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit, duke bërë të mundur që të ndiqen penalisht punonjësit e zbatimit që ligjit që bashkëpunojnë në trafikimin e njerëzve, të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë autorët e trafikimit dhe të ndihmojë në funksionimin e strukturave kundër trafikut.
Raporti nënvizon se Shqipëria i ka shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve kundër trafikut në vitin 2010 dhe ka përmirësuar përpjekjet për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave, por korrupsioni në të gjitha nivelet dhe sektorët vazhdon të pengojë së tepërmi përpjekjet e qeverisë në luftën kundër trafikimit të njerëzve.