C. Ronaldo merr trofeun "Fifa World Player 2008"
Zvicër- Cristiano Ronaldo është shpallur fituesi i "Fifa World Player" 2008-të. Portugezit, i cili u vlerësua edhe me "Topi i artë" , iu dorëzua çmimi nga Pele. "Është një moment shumë i veçantë i jetës sime", tha Ronaldo. "Jam shumë i lumtur që marr këtë çmim të cilin ia dedikoj familjes dhe skuadrës sime", u shpreh futbollisti.