Raporti i "Gallup"-it: Shumica e shqiptarëve japin ryshfet
Publikohet një tjetër raport ndërkombëtar, i cili e cilëson korrupsionin si një nga problemet më të rënda në Shqipëri. Dhe këtë nuk e thonë qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare, por vetë shqiptarët që janë pyetur nga organizata e njohur e sondazheve "Gallup". Kjo kompani ka publikuar "Balkan Monitor", që është një studim në lidhje me perceptimin e qytetarëve të Ballkanit në lidhje me çështjet kryesore që i shqetësojnë. Dhe në bazë të këtij sondazhi, Shqipëria cilësohet si një nga vendet më paradoksale. Kjo sepse, siç thekson "Gallup" në materialin e publikuar, ndërsa shqiptarët janë një nga popujt më entuziastë për jetesën e tyre, standardi i së cilës është rritur me 10% në krahasim me vitin e shkuar, shumica e tyre e sheh suksesin e jetesës së vet jo në vendin e tyre, pra Shqipëri, por jashtë tij, kryesisht në shtetet e Bashkimit Europian. Prandaj, sipas "Balkan Monitor", shqiptarët janë më entuziastët për integrimin europian dhe presin më me ankth liberalizimin e vizave.
Më shumë se 2/3 e të pyeturve nga vendet e Ballkanit e cilësojnë korrupsionin të përhapur si në ambientin e biznesit, ashtu edhe në qeveri. Niveli i korrupsionit perceptohet i lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci për ambientin e biznesit dhe në Kosovë dhe Bosnjë për qeverinë. Shqipëria është sërish vendi ku pjesa më e madhe e të pyeturve theksojnë se kanë paguar ryshfet në administratë. Rreth 52% e të pyeturve e cilësojnë korrupsionin si problem mjaft shqetësues. Ndërkaq, në lidhje me korrupsionin në qeverisje, shifrat mbeten të njëjta, ashtu si edhe për vitin 2006. Rreth 73% e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se korrupsioni në qeveri mbetet i përhapur. Vetëm Kosova e ka shifrën më të lartë, ku këtë perceptim e kanë 83% e personave të pyetur. Ndërkaq, Shqipëria ka shifrën më të ulët të perceptimit të korrupsionit në ambientet e biznesit, por gjithsesi mbetet e lartë, sepse ndodhet në shifrën e 67% të qytetarëve. Ndërkaq, të pyeturit nga gjithë Ballkani mendojnë se janë të pakënaqur prej kushteve të tyre të jetesës dhe e shikojnë perspektivën jashtë vendit. Shqipëria është sërish në vend të parë, ku kjo shifër kap nivelin e 64 për qind, ndërsa në Kroaci këtë mendim e kanë 61%.
"Balkan Monitor" thekson se Shqipëria është surpriza e këtij studimi, pasi rezultatet tregojnë përmirësim të nivelit të jetesës apo edhe identifikim të lidershipit, por shumica e shqiptarëve dëshiron të largohet. Edhe pse ekziston kriza ekonomike, 10% më shumë e shqiptarëve, në krahasim me një vit më parë, mendon se jeton më mirë. Bashkë me Kosovën ne kemi nivelin më të mirë në rajon. Në Shqipëri, 4 nga 10 vetë të pyetur raportojnë se kanë një pjesëtar të familjes jashtë shtetit, që ka ikur në pesë vitet e fundit, e kjo përbën numrin më të madh të emigracionit në rajon.
Një prirje pozitive e opinionit publik shqiptar ekziston edhe për identifikimin e klasës politike. 63% të të pyeturve thonë se ajo parti apo ai politikan përfaqëson në mënyrë të plotë këndvështrimin e tyre politik. Kjo shifër është më e larta në rajon dhe një hap i madh që nga viti 2006, kur kjo shifër ishte 34%, ndërsa tani është 63%. Mbështetja qeveritare mbetet e vogël, pasi vetëm 40% e të pyeturve mendojnë se qeveria po bën punë të mirë apo shumë të mirë.