Luan Hoxha: Nuk jam pyetur për Gërdecin
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, është vetëshpallur dje i pafajshëm për tragjedinë e Gërdecit, e njëkohësisht ka fajësuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, se ka përdorur forcat e ushtrisë për demontimin e municioneve. Avokati Ibrahim Lahi tha në seancën e djeshme gjyqësore se klienti i tij është me gradë gjeneral lejtnant dhe ka drejtuar shtabin e përgjithshëm, e cila është struktura më e lartë organizative ushtarake e Forcave të Armatosura dhe kryen komandën unike të saj. Detyra e tij ka qenë kushtetuese, që FA-ja të sigurojë pavarësinë e vendit dhe mbrojë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues. "Sipas këtyre funksioneve kushtetuese, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk mund të angazhohen në asnjë lloj mbikëqyrjeje të veprimtarive civile, private, apo shtetërore. Çdo angazhim i Forcave të Armatosura jashtë funksionit kushtetues të saj, duhet të konsiderohet antikushtetues" tha avokati, duke shtuar se detyra kushtetuese e Forcave të Armatosura ishte përcaktimi i sasisë së tepërt të municionit që nuk shërben për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit, heqja e tyre nga përdorimi dhe dërgimi pranë ndërmarrjes civile MEICO, e cila është e ngarkuar me administrimin e mëtejshëm të tyre. "Nuk është detyrë kushtetuese e Forcave të Armatosura të Shqipërisë kontrolli i zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në ndërmarrjen private që ka marrë përsipër çmilitarizimin apo administrimin e produkteve që dalin nga ky proces. Në frymën e këtyre dispozitave kushtetuese ka dalë edhe urdhri nr. 2044 datë 07/12/2007 i ministrit të Mbrojtjes ku shefi i shtabit të përgjithshëm ka nënshkruar se është dakord për ato pika që i përkasin Forcave të Armatosura. Pikërisht për këtë arsye, në pikën 12 të këtij urdhri është përcaktuar se Drejtoria e Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndjek zbatimin e këtij urdhri vetëm për dorëzimin e municioneve ndërmarrjes MEICO", tha avokati.
Më anashkaluan
Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha ka parashtruar në seancën e djeshme gjyqësore se akuzat e ngritura nga prokuroria janë të padrejta. Më pas, avokati Ibrahim Lahi ka argumentuar dhe analizuar çdo fakt të prokurorisë. Sipas tij, në pikën e parë të njoftimit të akuzës ndaj klientit të tij, thuhet se Luan Hoxha, me mosveprim në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes nr. 2044 ka shmangur Forcat e Armatosura nga mbikëqyrja e procesit të çmontimit dhe demilitarizimit etj., që kryente shoqëria private "Albademil", duke ia ngarkuar këtë detyrë MEICO-s dhe më poshtë argumenton dispozitat e shkelura. Dhe këtu bëhej fjalë me sa del nga përmbajtja e akuzës, për pikën 12 të urdhrit. Pra, funksionet e Forcave të Armatosura janë përcaktuar në Kushtetutë dhe FA nuk ka asnjë detyrim kushtetues të mbikëqyrë veprimtarinë e ndërmarrjeve private. Janë organet civile, thotë avokati, ato që mbikëqyrin rregullat e sigurimit teknik në këto ndërmarrje. Një gjë e tillë mund t‘i ngarkohet FA-së vetëm për gjendjen e jashtëzakonshme. Në pikën e dytë të njoftimit të akuzës thuhet se Hoxha le lejuar që me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, 2044 të shkojnë për demontim në Gërdec municione të kalibrit jo të vogël, si dhe ka lejuar shitjen për demontim të disa lloje municionesh të pa dale, nxjerra nga armatimi e përdorimit. "Do të provojmë gjatë gjykimit se sipas VKM-së, numër 138, datë 14 mars 2007, kreu 7, është ministri i Mbrojtjes autoriteti që nëpërmjet Komisionit PKP përcakton kategorizimin e municioneve të hequra nga armatimi e përdorimi i FA. Vendimi për të dërguar pranë ndërmarrjes MEICO për demilitarizimin e këtyre municioneve është marrë nga komisioni i ngritur direkt nga ministri, me urdhrin numër 416, datë 2 shkurt 2007 dhe se për këtë urdhër klienti im nuk ka pasur asnjë dijeni apo njoftim" pohoi avokati, duke shtuar se në këtë urdhër nuk ka asnjë detyrë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Komisioni, me vendimin e tij numër 7, datë 1 nëntor 2007 ka bërë kategorizimin e municionit, ku përfshihen edhe municionet e kalibrit të përmendura në akuzë dhe ia ka kaluar direkt ministrit, i cili e ka miratuar pa kaluar nga miratimi i Shtabit të Përgjithshëm. "Për sa më sipër, drejtori i Logjistikës në shkresën e tij, memo datë 22 nëntor 2007, drejtuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm, me kërkesë të tij, për këtë problem sqaron: Meqenëse ju nuk ishit atë ditë, me urdhrin tuaj nisëm praktikën për ta kaluar te ministri nëpërmjet zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në kohën që praktika ishte te zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gojarisht u kërkua me urgjencë nga ministri vendimi numër 7, datë 1 nëntor 2007 i komisionit. Pra vendimi për t‘i dhënë ndërmarrjes MEICO këtë kategori municioni është marrë direkt nga komisioni dhe miratuar nga ministri pa kaluar nga kontrolli apo marrja e mendimit e Shtabit të Përgjithshëm", pohoi më tej avokati Lahi. Më pas theksoi se municioni i lartpërmendur është hequr nga përdorimi i Forcave të Armatosura dhe nuk duhej më për qëllimin e destinuar. Lidhur me dërgimin në Gërdec të municioneve të pakategorizuara nga komisioni, Lahi shtoi se klienti i tij nuk ka lëshuar asnjë urdhër, nuk ka asnjë dijeni dhe se procedura e kategorizimit është përcaktuar në urdhër dhe konkretizuar në vendimin e Komisionit numër 7, datë 1 nëntor 2007.
Nuk e përcaktova unë Gërdecin
Luan Hoxha ka hequr çdo barrë nga vetja në lidhje me gjetjen e vendit për ngritjen e fabrikës së demontimit të municionit. Sipas avokatit, licencimi i ambienteve të ndërmarrjes private nuk bëhet nga Forcat e Armatosura, por nga struktura të tjera ligjore. FA bën licencimin vetëm të ambienteve dhe vendeve në përdorim. Një tjetër akuzë që prokurori ka ngritur nga ish-shefi të Shtabit të Përgjithshëm është se ka lejuar transportin e municioneve në Gërdec, pa qenë e parashikuar në planin vjetor. "Planet vjetore parashikohen e përpilohen në kuadrin e aktivitetit të forcave të armatosura në plotësimin e detyrave kushtetuese e ligjore. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me planifikim vjetor pasi në urdhrin numër 2044 kjo detyrë i është dhënë direkt komandës së Forcave të Bashkuara, Komandës Mbështetëse dhe MEICO-s dhe shefi i shtabit të Përgjithshëm nuk mund të miratoj urdhrin e ministrit. Pra nuk ka asnjë element që të përbëjë vepër penale" deklaroi avokati Ibrahim Lahi.