Durrës, gjendet trupi i pajetë i një 58-vjeçari

Një 58 vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e sotme pranë zonës së Currilave, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Luan Cato, 58 vjeç banor i lagjes 15, është gjetur i mbytur nga kalimtarët e rastit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Catos, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.