E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, arrestohen 15 militant të al-Kaidës

Policia në Turqi ka arrestuar 15 të dyshuar, militant të al-Kaidës për të cilët supozohet se ishin duke u përgaditur për të sulmuar ambasadën amerikane në kryeqytetin turk.

Mediat në Turqi, citojnë autoritetet shtetërore të kenë thenë se policia ka kapur të dyshuarit në Ankara dhe në qytetin përendimor të Bursës, kur në fillim të kësaj jave u kapen 700 kilogram kimikate për prodhimin e bombave.

Po ashtu, gjatë një aksioni në të njejtin vend, ishin gjetur edhe dy pushkë, municione dhe harta të qyteteve.

Mediat raportuan se të dyshuarit po planifikonin për të sulmuar ambasadën në Ankara dhe objektivat e tjera të papërcaktuar.

Arrestime nga ana e policisë u benë pas gjashtë muaj hulumtime për një të dyshuar kryesor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›